back to top
13.5 C
Tirana
E diel, 22 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaKrizë në SHBA/ Trump fajëson demokratët për sigurinë në aeroporte

Krizë në SHBA/ Trump fajëson demokratët për sigurinë në aeroporte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme, Irani nuk përbën më shqetësim për Amerikën, duke zhvendosur fokusin e kritikave të tij tek politika e brendshme.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump u shpreh se “armiku më i madh i Amerikës është Partia Demokratike e ekstremit të majtë dhe shumë e paaftë”, duke ndezur sërish debatet politike në SHBA.

Deklarata e tij vjen në një moment tensioni në Kongres, ku demokratët dhe republikanët nuk kanë arritur një marrëveshje për financimin e Department of Homeland Security. Si pasojë e këtij ngërçi, një pjesë e punonjësve të Transportation Security Administration po punojnë pa pagesë prej javësh, çka ka sjellë edhe mungesa dhe probleme në aeroportet amerikane.

Trump paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk arrihet marrëveshje për sigurinë në aeroporte, do të ndërhyjë Immigration and Customs Enforcement (ICE), duke dislokuar agjentë në aeroportet e vendit për të përballuar situatën.

Ndërkohë, debatet për politikat e emigracionit janë përshkallëzuar edhe pas ngjarjeve të rënda në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë, Alex Pretti dhe Renée Good, u vranë nga agjentë federalë gjatë operacioneve të ICE, duke shkaktuar protesta dhe reagime të forta publike në të gjithë vendin.

Demokratët kanë kundërshtuar financimin e disa agjencive të sigurisë për të detyruar ndryshime në ligjet e emigracionit, ndërsa administrata Trump këmbëngul për masa më të forta, duke e thelluar më tej përplasjen politike në SHBA.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat