KreuAktualitetPolitikaArben Malaj për skandalin në SHISH/ “Të hetohen drejtuesit, por të ruhet...

Arben Malaj për skandalin në SHISH/ “Të hetohen drejtuesit, por të ruhet stafi profesional”

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka reaguar për krizën e krijuar në SHISH, duke e cilësuar situatën si një skandal të rëndë me pasoja që, sipas tij, mund të shtrihen përtej afatit të shkurtër.

Malaj thekson se në raste të tilla institucionet e sigurisë kombëtare duhet të mbrohen nga dëmi që mund të shkaktohet nga individë në nivelet drejtuese.

“Institucioni duhet t’i mbijetojë çdo dëmi të shkaktuar nga individët”, shkruan Malaj, duke shtuar se një krizë në strukturat e sigurisë kombëtare është e rëndë, por po aq problematik e konsideron edhe denigrimin publik të këtyre institucioneve.

Sipas tij, debatet në Kuvend dhe në media për atë që ka ndodhur në SHISH janë të nevojshme për llogaridhënien, por nuk duhet të çojnë në dëmtimin e strukturave dhe punonjësve të karrierës.

“Mos i ‘pushkatoni publikisht’ ato dhjetëra punonjës të karrierës në SHISH, SHIU dhe çdo strukturë tjetër, të cilët kanë vite që i shërbejnë vendit me përkushtim gjatë të gjitha mazhorancave politike”, shprehet Malaj.

Ai sjell si shembull mënyrën se si, sipas tij, vendet e NATO-s kanë trajtuar më parë krizat në agjencitë e inteligjencës, duke përmendur hetimet penale, reformat strukturore, forcimin e mbikëqyrjes parlamentare, auditimet financiare dhe kontrollin e brendshëm.

Malaj argumenton se, në rastet kur ka dyshime për korrupsion apo abuzim në nivelet drejtuese, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe institucionet të reformohen pa u shkatërruar struktura profesionale.

Një tjetër pikë që ai ngre lidhet me besimin e aleatëve. Sipas Malajt, inteligjenca funksionon mbi bazën e shkëmbimit të informacionit dhe besimit mes vendeve aleate, ndaj një krizë në drejtimin e një shërbimi inteligjent mund të ketë pasoja edhe në marrëdhëniet me partnerët.

Në fund, ish-ministri kërkon që kriza të shërbejë si një mundësi për reforma ligjore, kontroll parlamentar dhe forcim të mekanizmave të mbikëqyrjes.

“Vendet e NATO-s e kanë përballuar këtë dukuri jo duke fshehur skandalet dhe as duke ekzekutuar publikisht institucionet e tyre, por duke e shfrytëzuar krizën si moment kyç për reforma ligjore, kontroll parlamentar dhe pastrim të thellë strukturor”, shkruan Malaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat