back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 6 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaTuneli i Llogarasë bëhet me pagesë/ Sa do të paguajnë drejtuesit

Tuneli i Llogarasë bëhet me pagesë/ Sa do të paguajnë drejtuesit

Brenda këtij muaji pritet të nisë aplikimi i tarifave për kalimin në Tunelin e Llogarasë, i cili deri më tani ka qenë i aksesueshëm pa pagesë për automjetet.

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë kryer edhe testet e fundit për funksionimin e pajisjeve. Në të gjithë zonën janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme elektronike, të cilat do të bëjnë të mundur tarifimin automatik të çdo mjeti që kalon në këtë aks.

Sipas planifikimit, pagesa do të nisë nga 100 lekë për motoçikletat, ndërsa tarifa më e lartë pritet të arrijë deri në 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat, tarifa e kalimit është përcaktuar në 250 lekë për një drejtim, ose 500 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë, për mjetet me karroceri tarifa do të jetë 500 lekë, ndërsa për furgonët dhe autobusët do të aplikohet një tarifë prej 1000 lekësh.

Me vendosjen e sistemit të ri të pagesës, Tuneli i Llogarasë pritet të kalojë në një regjim të ri funksionimi, ku përdorimi i tij do të shoqërohet me pagesë sipas kategorisë së mjetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat