back to top
13.5 C
Tirana
E hënë, 6 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetPS nis mobilizimin për 2027/ Klosi mbledh kryetarët e bashkive

PS nis mobilizimin për 2027/ Klosi mbledh kryetarët e bashkive

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me kryetarët socialistë të 61 bashkive të vendit në selinë qendrore në Tiranë, në kuadër të turit të organizuar nën moton “Punët për Shqipërinë”.

Ky takim vjen paralelisht me një seri takimesh intensive të kryesocialistit dhe kryeministrit Edi Rama me drejtues politikë, deputetë, ministra dhe drejtues të pushtetit vendor, me synim forcimin e organizimit të strukturave socialiste në të gjithë vendin.

Fokusi i këtyre lëvizjeve politike është përgatitja e hershme për fushatën elektorale të vitit të ardhshëm dhe konsolidimi i bazës organizative në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Në qendër të diskutimeve në mbledhjen e zhvilluar nga Klosi ka qenë rienergjizimi i strukturave të partisë dhe rritja e angazhimit të tyre në proceset zgjedhore në të gjitha nivelet drejtuese. Ky proces synon forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e efikasitetit të veprimit politik në terren.

Sipas drejtuesve socialistë, përmes këtij angazhimi në të gjitha strukturat, partia synon të dalë më e konsoliduar dhe më e përgatitur për sfidat e ardhshme elektorale, me objektivin për të ruajtur dhe forcuar pozitat në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në një reagim publik, Klosi theksoi se procesi i rienergjizimit dhe koordinimit të strukturave do të kontribuojë në një organizim më të fortë dhe një përgatitje më të mirë për garën zgjedhore të ardhshme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat