back to top
21.5 C
Tirana
E martë, 7 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaDështon gara 393 mln euro për Porto Romanon/ Tenderi zyrtarisht i anuluar

Dështon gara 393 mln euro për Porto Romanon/ Tenderi zyrtarisht i anuluar

Tenderi për ndërtimin e Portit të Ri tregtar në Porto Romano është anuluar zyrtarisht, sipas njoftimit të publikuar në Buletinin e Agjencia e Prokurimit Publik.

Sipas të dhënave, gara është mbyllur pa rezultat pasi kompania e vetme e mbetur në fazën finale nuk paraqiti ofertë financiare. Në këtë fazë ndodhej kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja që kishte kaluar filtrat teknikë.

Projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, me një vlerë prej rreth 393 milionë euro pa TVSH, ka dështuar disa herë për t’u finalizuar. Në procedurën e hapur në dhjetor 2024 morën pjesë pesë konsorciume, por vetëm një prej tyre arriti në fazën përfundimtare.

Procesi i tenderimit është shoqëruar edhe me zhvillime të tjera, pasi një nga kompanitë pjesëmarrëse ka bërë kallëzim në Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë, dy javë më parë, agjentët e Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilluan kontrolle në zyrat e Autoritetit Portual Durrës, ku sekuestruan dokumentacionin që lidhet me këtë procedurë.

Anulimi i tenderit shton pasiguritë mbi realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend, që synon ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat