back to top
18.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaUlet çmimi i naftës në vend/ Benzina mbetet e pandryshuar

Ulet çmimi i naftës në vend/ Benzina mbetet e pandryshuar

Pas zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare dhe arritjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës në vend.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 8 prill 2026, çmimi i naftës (gazoil) për konsumatorët është ulur me 4 lekë për litër, duke zbritur nga 224 lekë në 220 lekë/litër. Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar në nivelin 181 lekë/litër.

Në njoftimin zyrtar, bordi bëri të ditur se çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 220 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.

Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i lejuar për shitjen me pakicë është 181 lekë/litër, ndërsa për shitjen me shumicë 169 lekë/litër.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, më 8 prill në orën 15:30, dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve në treg.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve, është theksuar se do të ndërmerren masa të ashpra, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftim theksohet se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat