back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 11 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeAlarm mjedisor në Vjosë/ Rrjedhje nafte për 6 ditë pa ndërhyrje

Alarm mjedisor në Vjosë/ Rrjedhje nafte për 6 ditë pa ndërhyrje

Ndotje mjedisore është konstatuar në zonën e Parkut Kombëtar të Lumi Vjosa, pas rrjedhjes së hidrokarbureve nga një tubacion i dëmtuar që transporton naftë nga zona naftëmbajtëse e Drenovës drejt qendrës së grumbullimit.

Sipas të dhënave, rrjedhja ka vijuar për rreth gjashtë ditë, për shkak të amortizimit të linjës së tubacionit, duke bërë që mbetjet hidrokarbure të derdhen fillimisht në përroin e Gorishovës dhe më pas të përfundojnë në lumin Vjosa.

Në lidhje me ngjarjen, Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj katër punonjësve, të cilët dyshohen se nuk kanë marrë masat e nevojshme për riparimin e defektit në kohë.

Sipas autoriteteve, neglizhenca e dyshuar në mirëmbajtjen e linjës ka sjellë pasojë ndotjen e mjedisit dhe të ujërave të lumit.

Tubacioni i dëmtuar i përket kompanisë Albpetrol, ndërsa në zonën e Drenovës ndodhen rreth 20 puse aktivë nafte.

Pas konstatimit të situatës, janë marrë masa emergjente për vendosjen e pritave mbrojtëse, me qëllim kufizimin e përhapjes së hidrokarbureve dhe parandalimin e depërtimit të mëtejshëm të ndotjes në lumin Vjosa.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të vlerësuar dëmin mjedisor të shkaktuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat