Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka reaguar pas zhvillimeve politike në Hungari, ku humbja e kryeministrit Viktor Orbán pas 16 vitesh u pasua nga fitorja e opozitës së udhëhequr nga Péter Magyar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kokalari ka deklaruar se vetëm ajo mund të fitojë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha në garën e ardhshme për drejtimin e Partisë Demokratike, duke theksuar se ka denoncuar vazhdimisht, sipas saj, korrupsionin brenda opozitës.
“Ju garantoj: vetëm unë mund të fitoj kundër Sali Berisha dhe Edi Rama,” ka shkruar ajo, duke shtuar se nuk ka kursyer askënd kur bëhet fjalë për ekspozimin e korrupsionit, përfshirë edhe persona me të cilët ka pasur më parë marrëdhënie.
Në deklaratat e saj, Kokalari ka përmendur edhe situatën në Hungari, duke e krahasuar me politikën shqiptare dhe duke theksuar se edhe një lider i mbështetur ndërkombëtarisht si Orbán, sipas saj, mund të humbasë zgjedhjet.
Ajo ka akuzuar gjithashtu ish-kryeministrin Sali Berisha për mbajtje peng të Partisë Demokratike dhe ka pretenduar se brenda partisë nuk po lejohet ndryshimi real politik.
Deklaratat e saj kanë shkaktuar reagime në rrjetet sociale, duke u bërë pjesë e debatit politik brenda opozitës shqiptare.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



