back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 17 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e tenderave/ SPAK jep pretencën për ish-zyrtarët e Ballukut

Dosja e tenderave/ SPAK jep pretencën për ish-zyrtarët e Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi dhe Gentian Gjyli, në kuadër të një dosjeje që lidhet me shkeljen e barazisë në tendera dhe ankande publike.

Sipas SPAK, çështja lidhet me disa procedura prokurimi të kryera në bashkëpunim, ndërsa procesi po zhvillohet me gjykim të shkurtuar.

Për Evis Berberin, prokuroria ka kërkuar dënimin me 10 vite burg, përfshirë akuzat për shkelje të barazisë në tendera në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar ulet në 6.8 vite burg.

Ndërkohë, për Gentian Gjylin, gjithashtu ish-drejtor i ARRSH, SPAK ka kërkuar dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në këtë dosje është përfshirë edhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi, për të cilin SPAK ka kërkuar 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet me një të tretën, si dhe kërkohet heqja e së drejtës për funksione publike për 5 vite.

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi, ka lexuar konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehurit e tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar konfiskimin e parave të sekuestruara në banesën e Evis Berberit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat