Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Loard Sallaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policia e Shtetit në Kukës.
Largimi i tij vjen në kuadër të valës së gjerë të lëvizjeve në strukturat drejtuese të policisë, të nisura një ditë më parë nga drejtori i përgjithshëm, Skënder Hita.
Në vijim të këtyre ndryshimeve, janë bërë një sërë emërimesh dhe transferimesh në disa qarqe të vendit:
Erion Ahmeti është emëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndërsa Andi Banushi në Policinë e Elbasanit.
Krenar Guçe është caktuar shef rendi në Përmet, ndërsa Alfred Cenaj merr drejtimin e Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Ndërkohë, Gerald Toska është emëruar shef i Komisariatit të Fierit, ndërsa në strukturat e hetimit të krimit janë bërë disa lëvizje të rëndësishme: Dritan Muça është caktuar zv.drejtor për hetimin e krimit në Vlorë dhe Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.
Gjithashtu, Islor Islami është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar.
Erdit Rreçeku është caktuar shef komisariati në Peqin.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



