back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosovaHumanus Vita dënon gjuhën seksiste në Kuvendin e Kosovës

Humanus Vita dënon gjuhën seksiste në Kuvendin e Kosovës

Humanus Vita ka reaguar pas incidentit të ndodhur gjatë seancës së djeshme në Kuvendi i Kosovës, ku sipas saj është përdorur gjuhë ofenduese dhe denigruese ndaj deputetes Vlora Çitaku nga deputeti Fatos Geci.

Në reagimin e saj, organizata shpreh shqetësim dhe dënim të fortë ndaj asaj që e cilëson si gjuhë seksiste dhe të papranueshme në një institucion përfaqësues të qytetarëve.

“Deklarata të tilla, që përfshijnë fyerje mbi bazë gjinore dhe stereotipe të dëmshme, janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe bien ndesh me parimet themelore të respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor,” thuhet në reagim.

Sipas Humanus Vita, gjuha e përdorur në Kuvend jo vetëm që ul nivelin e debatit politik, por edhe rrezikon të normalizojë diskriminimin ndaj grave në jetën publike.

Organizata i ka bërë thirrje deputetit në fjalë për reflektim dhe kërkim faljeje publike, si dhe ka kërkuar respektim të Kodit të Etikës nga të gjithë përfaqësuesit institucionalë.

Po ashtu, ajo i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të ndërmarrë masa për parandalimin dhe adresimin e gjuhës së urrejtjes dhe seksizmit në institucionet publike.

Në përfundim të reagimit, Humanus Vita thekson angazhimin e saj për promovimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e dinjitetit të çdo individi, pa dallim.

𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌: 𝐆𝐣𝐮𝐡𝐚 𝐬𝐞𝐤𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐧ë 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝

Organizata ‘Humanus Vita’ shpreh shqetësimin dhe dënimin e saj të thellë ndaj gjuhës ofenduese dhe denigruese të përdorur nga deputeti Fatos Geci ndaj deputetes Vlora Çitaku gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Deklarata të tilla, që përfshijnë fyerje mbi bazë gjinore dhe stereotipe të dëmshme, janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe bien ndesh me parimet themelore të respektit, barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Diskursi publik, veçanërisht nga përfaqësues të zgjedhur, duhet të jetë shembull i etikës dhe përgjegjësisë institucionale.

Gjuha që sulmon gratë për statusin e tyre personal apo jetën private jo vetëm që ul nivelin e debatit politik, por edhe kontribuon në normalizimin e diskriminimit dhe përjashtimit të grave nga jeta publike.

Humanus Vita bën thirrje për: * Reflektim dhe kërkim falje publike nga deputeti në fjalë

* Respektim të Kodit të Etikës nga të gjithë përfaqësuesit institucionalë * Ndërmarrjen e masave nga Kuvendi për të parandaluar dhe adresuar gjuhën e urrejtjes dhe seksizmin në institucionet publike.

Ne mbetemi të përkushtuar në promovimin e barazisë gjinore dhe në mbrojtjen e dinjitetit të çdo individi, pa dallim.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat