back to top
22.5 C
Tirana
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetSi bëhen emërimet në PS?/ Braçe nxjerr zbuluar Ramën

Si bëhen emërimet në PS?/ Braçe nxjerr zbuluar Ramën

Deputeti i Partia Socialiste, Erion Braçe, ka folur për debatet e fundit brenda partisë, përfshirë edhe përplasjet e raportuara me kolegen Elisa Spiropali.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Braçe u shpreh se brenda PS-së ka individë që, sipas tij, kanë marrë pozicione që nuk i përkasin meritës së tyre, duke ngritur shqetësime për funksionimin e brendshëm të partisë.

Duke komentuar debatet e fundit dhe diskutimet për një qëndrim të kryeministrit Edi Rama ndaj Spiropalit, Braçe tha se nuk preferon të flasë për emra konkretë, por theksoi se kritikat dhe mesazhet nuk duhet të personalizohen.

“PS-ja ka investuar tek ne, jo ne tek PS-ja,” u shpreh ai, duke shtuar se ndjen përgjegjësi personale brenda strukturës së partisë dhe se shumë socialistë të thjeshtë nuk kanë marrë atë që meritojnë.

Braçe deklaroi gjithashtu se në parti ka persona që kanë marrë më shumë sesa kontributi i tyre real, por theksoi se nuk është në rolin e gjykatësit për vlerësimin e individëve.

Sa i përket mundësisë së përplasjeve të brendshme mes drejtuesve socialistë, ai tha se nuk dëshiron të flasë për “gjërat e shtëpisë”, duke shtuar se problemet e brendshme duhet të trajtohen brenda partisë.

Sipas tij, diskutimet për rinovimin dhe hapjen e PS-së tregojnë se ekzistojnë probleme që duhen adresuar, por që nuk duhet të shndërrohen në konflikte publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat