Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka reaguar me tone të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit gjatë homazheve për ish-kryeparlamentarin Servet Pëllumbi.
Në një intervistë televizive, Braho e ka cilësuar të papërshtatshme dhe “skandaloze” mënyrën se si Rama iu referua Pëllumbit, duke e përshkruar atë si “marksist-leninist” dhe konservator gjatë fjalës së mbajtur në homazhe.
Sipas Brahos, një deklaratë e tillë nuk duhej bërë në një ditë homazhi, duke e quajtur atë cinike dhe mungesë respekti ndaj figurës së ndjerë.
“E turpshme. Një akuzë të tillë nuk mund t’ia thuash Servet Pëllumbit. Përdorimi i kësaj fraze ishte një cinizëm i madh”, është shprehur ai.
Ish-deputeti socialist ka vijuar kritikat edhe për Partinë Socialiste, duke deklaruar se ajo po humbet identitetin e saj politik dhe nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme të shoqërisë.
Sipas Brahos, PS është kthyer në një forcë që i shërben interesave të ngushta dhe oligarkëve, duke paralajmëruar madje një “shkërmoqje” të saj në të ardhmen.
“PS nuk përfaqëson më shtresat e varfra dhe të mesme, por oligarkët. Është një parti që po shkërmoqet”, deklaroi ai.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



