back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSHBA jep alarmin për protestën e PD/ “Situata mund të ndryshojë shpejt”

SHBA jep alarmin për protestën e PD/ “Situata mund të ndryshojë shpejt”

Amabasada amerikane, ka dalë me një njoftim të posaçëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri, duke i paralajmëruar të tregojnë kujdes gjatë protestës së opozitës që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Në deklaratën zyrtare, ambasada thekson se megjithëse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

“Edhe pse protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin pjesëmarrjen në protestë dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në kryeqytet. Gjithashtu, bëhet me dije se edhe stafi i ambasadës është udhëzuar të shmangë zonën ku do të mbahet tubimi.

Sipas njoftimit, protesta pritet të nisë në orën 19:00 në Bulevardi Dëshmorët e Kombit, në segmentin mes Sheshi Skënderbej dhe Sheshi Nënë Tereza, pranë godinës së Kryeministrisë.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë se protesta mund të shtrihet edhe në zona të tjera përreth, ndërsa priten masa të shtuara policore, bllokime rrugësh dhe kufizime të qarkullimit para dhe gjatë zhvillimit të saj.

Në fund të njoftimit, ambasada këshillon qytetarët:

  • të shmangin zonat ku zhvillohet protesta,
  • të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth,
  • të ndjekin mediat lokale për përditësime,
  • të kenë një plan emergjence ose rrugë alternative largimi,
  • dhe të ruajnë një profil të ulët gjatë lëvizjeve në publik.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat