back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaTelefonat, interneti dhe energjia mund të ndalen papritur/ OKB paralajmëron apokalips digjital

Telefonat, interneti dhe energjia mund të ndalen papritur/ OKB paralajmëron apokalips digjital

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga International Telecommunication Union dhe United Nations Office for Disaster Risk Reduction, të cilat theksojnë se shumica e vendeve nuk janë të përgatitura për një kolaps të madh të infrastrukturës dixhitale globale.

Sipas raportit të publikuar nga dy agjencitë e OKB-së, dëmtimi i satelitëve, ndërprerjet masive të energjisë apo shkatërrimi i kabllove nënujore mund të sillnin pasoja katastrofike për jetën moderne.

“Rreziqet dixhitale janë reale, sistemike dhe të dokumentuara, por shpesh nënvlerësohen”, paralajmërojnë ekspertët.

Raporti ngre pikëpyetje alarmante mbi atë që mund të ndodhë nëse telefonat, interneti, sistemet bankare dhe shërbimet emergjente ndalojnë papritur së funksionuari.

Sipas ekspertëve, një nga skenarët më të rrezikshëm lidhet me stuhitë diellore të fuqishme, të ngjashme me atë të vitit 1859. Një shpërthim i tillë mund të ndërpresë komunikimet satelitore, të bllokojë avionët dhe automjetet autonome, si edhe të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike për muaj të tërë.

Një tjetër kërcënim vjen nga valët ekstreme të të nxehtit. Rritja e konsumit për ftohje, e kombinuar me temperaturat e larta të lumenjve, mund të kufizojë funksionimin e centraleve bërthamore dhe të nxjerrë jashtë funksionit qendrat e të dhënave. Në një situatë të tillë, terminalet e pagesave mund të pushojnë së funksionuari, ndërsa dyqanet dhe shërbimet të paralizohen.

Raporti përmend edhe rrezikun nga shpërthimet vullkanike nënujore, si ai në Tonga në vitin 2022, kur u dëmtua një kabllo nënujore rreth 80 kilometra e gjatë që lidhte ishullin me pjesën tjetër të botës. Një incident i ngjashëm mund të shkaktojë ndërprerje të internetit për javë të tëra dhe izolim dixhital.

Sipas OKB-së, problemi kryesor është se këto rreziqe trajtohen shpesh të ndara nga njëra-tjetra, ndërsa në realitet një incident i vetëm mund të godasë njëkohësisht shumë sisteme kritike.

Ekspertët sugjerojnë krijimin e sistemeve rezervë analoge dhe aftësive për të menaxhuar krizat pa teknologji dixhitale, në mënyrë që shoqëritë të mund të funksionojnë edhe në kushtet më ekstreme.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat