Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve që kanë aplikuar për ngritje në detyrë në pozicionet e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë, të shpallura me vendimet e datës 31 mars 2026.
Për drejtimin e Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kandidojnë gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Engert Pëllumbi.
Ndërkohë, për postin e kryetarit në Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm janë në garë Iliba Bezati dhe Genti Dokollari, ndërsa për drejtimin e Gjykata Administrative e Apelit kandidon vetëm Ardian Dvorani.
Për postin e kryetarit të Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë paraqitur kandidaturat Erjon Bani dhe Erjon Çela.
Në Tiranë, për drejtimin e Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë garojnë Ramiz Lala, Gentiana Xhelili dhe Gentian Marku.
Për drejtimin e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës janë në garë Rexhep Bekteshi, Olti Skrame dhe Xhevdet Lika.
Ndërsa për Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kandidojnë Gerd Hoxha dhe Flamur Kapllani.
Sipas listës së publikuar nga KLGJ, në disa gjykata nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. Bëhet fjalë për gjykatat në Lushnjë, Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Kukës, Lezhë dhe Sarandë.
Ndërkohë, kandidatë të vetëm rezultojnë, Alfred Konomi për gjykatën e Fier, Eglantina Mikani për Korçë, Ermira Dedja për Shkodër, dhe Arbana Selmanaj për Vlorë.



