back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 8 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetFoto/ Policia i "bën dush" Berishës me ujë e gaz lotsjellës

Foto/ Policia i “bën dush” Berishës me ujë e gaz lotsjellës

Pas përshkallëzimit të situatës në protestën e opozitës në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve.

Sipas raportimeve nga terreni, ndërhyrja e Policia e Shtetit erdhi pasi tensionet u rritën gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës së Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Kreu i PD, Sali Berisha, i pranishëm mes protestuesve, është parë i pajisur me maskë kundër gazit lotsjellës,  pasi ai dhe mbështetësit e tij janë përballur me ujin me presion të hedhur nga autobotët e policisë.

Ndërkohë, forcat e rendit janë rreshtuar përpara Ministrisë së Brendshme, duke bllokuar lëvizjen e protestuesve drejt institucionit dhe duke vendosur kordon sigurie në zonë. Situata mbetet e tensionuar në disa segmente të bulevardit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat