Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka komentuar pjesëmarrjen e ulët në protestën e organizuar nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një sinjal të fortë politik.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari ka vlerësuar ata demokratë që, sipas saj, nuk iu bashkuan protestës, duke e interpretuar mungesën e tyre si një mesazh kundër drejtimit aktual të opozitës.
“Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot. Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave. Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit! Dashuri për të gjithë ju që qëndruat në shtëpi sot”, shkruan Kokalari.
Deklarata e saj ka ngjallur reagime në rrjet, duke u bërë pjesë e debatit brenda kampit opozitar mbi pjesëmarrjen dhe mbështetjen në protestat e fundit.



