Ish-zv.kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë duke paraqitur rekurs në Gjykata e Lartë kundër masës së pezullimit të vendosur ndaj saj.
Balluku është marrë e pandehur në një çështje që lidhet me dyshime për abuzime në procedura tenderimi me vlera miliona euro. Masa e pezullimit ndaj saj u vendos në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.
Pak muaj pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi shkarkimin e Ballukut nga postet qeveritare gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar socialist.
Belinda Balluku mbajti që prej vitit 2019 detyrën e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa nga viti 2022 ushtronte edhe funksionin e zv.kryeministres.
Çështja ndaj saj vijon të jetë në hetim, ndërsa pritet që Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin për rikthimin në detyrë.



