back to top
18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetUdhëzimi i PD-së: Fushatë për zgjedhjet pa garë

Udhëzimi i PD-së: Fushatë për zgjedhjet pa garë

Partia Demokratike pritet të zhvillojë më 23 maj zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, në një proces ku në garë është vetëm Sali Berisha.

Pavarësisht mungesës së një gare të mirëfilltë, në selinë blu ka nisur zyrtarisht një proces zgjedhor i brendshëm. Sipas një udhëzimi të Partisë Demokratike të siguruar nga mediat, fushata brenda partisë ka nisur më 15 maj dhe do të përfundojë 24 orë para ditës së votimit.

Në dokument përcaktohet se Sali Berisha, ndonëse i vetëm në garë, po ndjek nga afër të gjithë procesin, duke siguruar përfaqësues të tij në çdo komision votimi dhe numërimi.

Komisionet e votimit dhe numërimit do të përbëhen nga tre anëtarë, ku njëri është ose kryetari i degës ose një nënkryetar, ndërsa dy të tjerë janë anëtarë të kryesisë së degës.

Gjithashtu, të drejtën e votës e kanë të gjithë anëtarët e PD-së të përfshirë në listat përkatëse, si dhe ata që provojnë anëtarësinë me dokument origjinal, edhe në rast se nuk figurojnë në lista.

Procesi i votimit do të zhvillohet më 23 maj nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa numërimi i votave pritet të nisë jo më vonë se 30 minuta pas mbylljes së kutive.

Sipas udhëzimit, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve duhet të bëhen publike brenda datës 24 maj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat