Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për dosjen e njohur “Partizani”, ku palët janë përballur në Gjykatë në kuadër të procesit të apelit.
Gjatë verifikimit të pranisë në sallë është konstatuar mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashit dhe avokatit të tij Sokol Hazizaj.
Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar shtyrjen e seancës, me qëllim njoftimin sërish të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij.
Në seancë kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë dhe persona të thirrur si dëshmitarë, mes tyre ish-ministri Ylli Pango dhe Violeta Shevia.
Gjykata ka caktuar si datë të radhës së procesit 8 qershorin, por ish-ministri Pango ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të paracaktuara.
Në vijim, gjykata i ka kërkuar SPAK-ut sqarim për mënyrën e procedimit në raste të tilla, ndërsa prokuroria ka propozuar thirrjen e pesë dëshmitarëve të tjerë në seancën e ardhshme, mes tyre Paro Laçi dhe Genc Ruli.



