back to top
23.5 C
Tirana
E mërkurë, 20 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjykata shtyn procesin “Partizani”/ Dëshmon Ylli Pango

Gjykata shtyn procesin “Partizani”/ Dëshmon Ylli Pango

Është zhvilluar sot seanca gjyqësore për dosjen e njohur “Partizani”, ku palët janë përballur në Gjykatë në kuadër të procesit të apelit.

Gjatë verifikimit të pranisë në sallë është konstatuar mungesa e të pandehurit Fatmir Bektashit dhe avokatit të tij Sokol Hazizaj.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar shtyrjen e seancës, me qëllim njoftimin sërish të të pandehurit dhe mbrojtjes së tij.

Në seancë kanë dëshmuar edhe ish-zyrtarë dhe persona të thirrur si dëshmitarë, mes tyre ish-ministri Ylli Pango dhe Violeta Shevia.

Gjykata ka caktuar si datë të radhës së procesit 8 qershorin, por ish-ministri Pango ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të paracaktuara.

Në vijim, gjykata i ka kërkuar SPAK-ut sqarim për mënyrën e procedimit në raste të tilla, ndërsa prokuroria ka propozuar thirrjen e pesë dëshmitarëve të tjerë në seancën e ardhshme, mes tyre Paro Laçi dhe Genc Ruli.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat