Prej 4 muajsh në protestën e thirrur kundër ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, së fundmi banorët e Rrjollit, ndryshe nga herët e tjera kanë shtruar për të ngrënë në tokat e tyre të cilat prej më shumë se 100 ditësh kanë ngritur zërin në mbrojtje të pronave të tyre.
Në një video të siguruar nga newsbomb.al banorët e Rrjollit shikohen duke shtruar për të ngrënë në tokat e tyre, ku e pranishme duket dhe ish-kandidatja e “Shqipëria Bëhet” , aktivistja lezhjane, Alfrida Lleshi e cila para pak ditësh u tërhoq nga partia e Adriatik Lapajt.
Shkak për largimin e kësaj të fundit nga “Shqipëria Bëhet” mësohet se është bërë refuzimi nga kryesia e partisë që të mbështesin banorët e Rrrjollit në protestat e tyre kundër realizimit të projektit “Blue Borgo”.
Arilda Lleshi ka zgjedhur të braktisë partinë që sipas saj vendimmarrjet bëhen vetëm nga kryesia e partisë në fjalë, duke lënë në hije kandidatët. Akoma më i rëndë mbetet fakti që anëtarët e “Shqipëria Bëhet” njihen me vendimet e partisë përmes postimeve në rrjete sociale.
Referuar pamjeve të siguruara nga newsbomb.al rrjollorët shikohen duke shtruar bukën, ndërsa vërehen duke mbushur pjatat me djathë të bardhë.
Më tej, në video shfaqet qytetarja Luçiana Kokaj e cila thekson se ajo së bashku me banorët e tjeërë nuk do të heqin dorë kurrë nga tokat e të parëve të tyre, që sipas saj kompania “Gener 2” po tenton t’ua grabisë.
“Nuk do të ketë shqiptarë që do të vijë për të blerë tokën në Rrjoll, pronën në Rrjoll, me ne këtu. E di çdo shqiptar që është toka jonë, dhe kompania “Gener 2” mund t’i vendosë çdo lloj emri por nuk mund t’i shesë dot tokat që janë në emrin tonë. Ndaj i bëj një thirrje të madhe “Gener 2 “ të tërhiqet nga kjo masakër që po bën. Të lutem zoti Bashkim Ulaj, je malësor dhe bëje njëherë si burrat malësorë. Hajde merru vesh vetë me malësorët se nuk mundesh të gëzosh tokën time” thekson Kokaj në fjalën e saj.
Reagimi i qytetares Luçiana Kokaj:
Kemi ardhur në mënyrë simbolike për të ngrënë në tokën tonë, në trojet tona, siç e kemi bërë gjithmonë. Këtu kanë ngrënë të parët tonë, këtu kanë punuar e jetuar. Ndaj kemi ardhur sot për të ngrënë pak bukë në tokën tonë. Jemi këtu p[ër t’ju treguar të gjithëve se Rrjolli është i rrjollorëve. Ata munden t’i ndryshojnë emrin në “Blue Borgo” në “Baks bay”, mund t’i marrin të gjitha fshatrat me rradhë e t’ia vendosin nga mbrapa.
Nuk do të ketë shqiptarë që do të vijë për të blerë tokën në Rrjoll, pronën në Rrjoll, me ne këtu. E di çdo shqiptar që është toka jonë, dhe kompania “Gener 2” mund t’i vendosë çdo lloj emri por nuk mund t’i shesë dot tokat që janë në emrin tonë. Ndaj i bëj një thirrje të madhe “Gener 2 “ të tërhiqet nga kjo masakër që po bën. Të lutem zoti Bashkim Ulaj, je malësor dhe bëje njëherë si burrat malësorë. Hajde merru vesh vetë me malësorët se nuk mundesh të gëzosh tokën time.
Tokën e djalit tim nuk e gëzon dot rehat askush. E tokën e këtyre të gjitha nënave që e kanë matur këtë tokë centimetër për centimetër, me gishta duke mbledh sherebelë. Nuk mundesh të vish e të na e marrësh ti sot, as ti e as kërkush./Newsbomb



