back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 28 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e SPAK/ Gjykata e Lartë vulos qëndrimin në burg të Erion...

Dosja e SPAK/ Gjykata e Lartë vulos qëndrimin në burg të Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Me vendimin e sotëm, Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet që prej 10 shkurtit 2025.

Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të një dosjeje të gjerë që lidhet me dyshime për korrupsion dhe përfitime të paligjshme.

SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, mes të cilave korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.

Sipas organit të akuzës, Veliaj dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme para dhe pasuri nga kompani që kanë marrë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Nën hetim ndodhet edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ndaj së cilës rëndojnë dyshime për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

Me vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë ose zëvendësimin e saj me një masë më të butë, duke lënë në fuqi qëndrimin e mëparshëm të gjykatave më të ulëta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat