back to top
18.3 C
Tirana
E enjte, 4 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaTare përballë hetuesve të SPAK/ "Banesa ishte e imja, Balluku e përdorte...

Tare përballë hetuesve të SPAK/ “Banesa ishte e imja, Balluku e përdorte për pushime”

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Paraqitja e Tares në SPAK lidhet me hetimet që po zhvillohen për çështjen ku Balluku dyshohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa më herët është marrë e pandehur edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Sipas burimeve, gjatë dëshmisë së tij para hetuesve, Tare ka sqaruar rrethanat që lidhen me një apartament tip dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë në Dhërmi, duke deklaruar se prona është blerë prej tij në vitin 2018 përmes një kontrate noteriale dhe pagesash të kryera përmes sistemit bankar.

Ai ka pranuar gjithashtu marrëdhënien miqësore me Belinda Ballukun, duke theksuar se njohja mes tyre daton prej fëmijërisë dhe se familjet e tyre kanë ruajtur lidhje të afërta ndër vite.

Sipas deklarimeve të tij, pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënieje miqësore, ai i kishte komunikuar Ballukut se mund të përdorte banesën së bashku me familjen gjatë periudhave të pushimeve.

Lidhur me pretendimet për favorizime apo lidhje me procedurat që po verifikohen nga SPAK, Tare ka mohuar çdo përfshirje.

“Me sa jam informuar bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet”, mësohet të ketë deklaruar ai para hetuesve.

Në vijim të deklarimeve të tij, ish-drejtuesi sportiv ka insistuar se çdo veprim i kryer prej tij është realizuar në përputhje me ligjin, ndërsa ka kundërshtuar pretendimet që, sipas tij, dëmtojnë imazhin e figurave publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara.

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet për dokumentimin e plotë të çështjes dhe verifikimin e të gjitha lidhjeve që po shqyrtohen në dosje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat