Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të lërë në “arrest në burg” personat e përfshire në rrjetitn e call center-ave në Tiranë.
Ndër personat që kërkuan ndryshimin e masës ishte Ledio Toçi, i cili argumentoi se duhej të kujdesej për fëmijën e tij 2-vjeçar. Ndërsa Xhoel Me Kolli pretendoi se gruaja e tij ishte shtatzënë dhe ka nevojë për përkujdesje.
Megjithatë, gjykata vlerësoi se kushtet ligjore për ndryshimin e masës së sigurise nuk janë të plotë, duke lënë fuqi izolimin për të tjerët.
Në vendimin e saj, Apeli evidenton ekzistencën e një rrjeti të përbashkët call center-ash që operon në Shqipëri nën petkun e kompanive të marketingut online.
Nën hetim janë Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, Aida Vokli dhe Ledjon Cenaj, si dhe persona të tjerë të shpallur në kërkim.
Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të skemës, e cila dyshohet se ka mashtruar qindra qytetarë të huaj, duke u dëmtuar të tjerët.



