KreuDrejtësia"Veliaj foli vetëm me gruan dhe vëllain"/ Ish-polici që i dha telefonin...

“Veliaj foli vetëm me gruan dhe vëllain”/ Ish-polici që i dha telefonin në qeli flet para GJKKO

Fatjon Baçi, ish-punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i marrë i pandehur nga SPAK për dhënien e një telefoni celular kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme një dënim më të lehtë, duke argumentuar se nuk ka vepruar me qëllim kriminal.

Përmes avokatit të tij mbrojtës, Baçi e cilësoi veprimin si një “gabim njerëzor”, ndërsa pretendoi se telefoni është përdorur nga Veliaj vetëm për të komunikuar me bashkëshorten dhe vëllain e tij.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj, që gëzonte pushtetin. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin”, u shpreh avokati i tij.

Mbrojtja kërkoi që gjykata të marrë në konsideratë mungesën e qëllimit kriminal, si edhe rrethanat familjare të Baçit, duke theksuar se ai është i vetmi person i punësuar në familjen e tij.

Në të njëjtën seancë, Gjykata e Posaçme dëgjoi edhe pretendimet e të pandehurës tjetër në këtë fraksion të dosjes, Adela Kondakçi, ish-financiere e disa kompanive që, sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se zotëroheshin në mënyrë të tërthortë nga Ajola Xoxa.

Avokatët e të dy të pandehurve kërkuan kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. GJKKO pranoi kërkesën dhe vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 23 korrik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat