Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë seancës plenare në Kuvend.
Në fjalën e tij, Balla iu referua Shehajt, i cili është i përjashtuar nga punimet e Kuvendit, duke kërkuar prej tij shpjegime për një transaksion që, sipas socialistit, ngre pikëpyetje.
“Gone, sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 metra katrorë për 15 milionë euro? Kaq. Petët e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj llumi në protestë. Flamingot janë zogj të pastër dhe nuk rrinë me ju llum”, deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.
Kreu i grupit socialist nuk dha detaje të tjera lidhur me pretendimin për apartamentin, ndërsa deri më tani nuk ka pasur një reagim publik nga Agron Shehaj për akuzat e ngritura ndaj tij.



