back to top
14.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“SPAK ka dëshmi kontrakditore”/  Ilir Meta kujton momentin e arrestimin

“SPAK ka dëshmi kontrakditore”/  Ilir Meta kujton momentin e arrestimin

Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Frontline” ka treguar arsyet se përse e ka kundërshtuar mënyrën e arrestimit.

Ai vazhdon ta quajë rrëmbim arrestimin e tij dhe si të tillë e ka kundërshtuar.

Më tej ai ka ripësëritur se nuk e ka menduar kurrë arratisjen.

Më tej ai është pyetur se çfarë provash ka përkundrejt akuzave për lobing, pastrim parash dhe korrupsion?

Por, sipas Metës është detyrë e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës edhe pse nuk kanë asnjë.

Keni kundërshtuar mënyrën e arrestimit, çfarë prisni nga ankimimi juaj? A kishit menduar të arratiseshit apo arrestimi ju gjeti të papërgatitur?

Meta: Mos vallë ju prisnit të duartrokisja rrëmbimin tim në mënyrën më banditeske, më të paligjshme dhe më antikushtetuese nga njerëz me maska, me armatim të rëndë, që s’pranojnë të identifikohen dhe që nuk paraqesin asnjë akt ndalimi apo shkresë zyrtare?

Sa për arratisjen, as ka ekzistuar kjo në imagjinatën time ndonjëherë dhe kjo ka qenë dëshira e atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë për llogari të mafias ndërkombëtare që sot kontrollon shtetin tone të kapur dhe të dështuar.

Lidhja ime me Shqipërinë ka qenë dhe do mbetet e patjetërsueshme në të gjitha stinët dhe rrethanat.

Cilat janë provat tuaja përkundrejt akuzave për lobing, pastrim parash dhe korrupsion?

Meta: Është detyra e SPAK-ut të përmbushë barrën e provës. Por, nuk ekziston asnjë prove nga ana e SPAK kundër meje në fletërrufenë prej 165 faqesh të mbushur me intervista e dëshmi kontradiktore nga njerëz që kanë patur gjithmonë probleme me drejtësinë.

Ata janë të gjithë si ai bashkëpunëtori i policisë që u përdorur nga Narkopolicia për rrëmbimin

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat