KreuAktualitetEkonomia"Bixhozi qarkullon 2.5 miliardë euro"/ Skema, si vidhen të ardhurat e shqiptarëve

“Bixhozi qarkullon 2.5 miliardë euro”/ Skema, si vidhen të ardhurat e shqiptarëve

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar në rrjetet sociale për tregun e lojërave të fatit në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën se si është menaxhuar ky sektor.

Malaj pretendon se tregu i lojërave të fatit arrin në rreth 2.5 miliardë euro në vit, ndërsa humbjet për buxhetin e shtetit, sipas tij, përllogariten në 20 deri në 25 milionë euro çdo vit.

Sipas kësaj përllogaritjeje, ish-ministri thotë se brenda shtatë viteve buxheti i shtetit do të kishte humbur rreth 140 deri në 175 milionë euro.

Në reagimin e tij, Malaj e lidh këtë situatë me vendimin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit, një nismë që në atë kohë u prezantua si një masë për t’i dhënë fund fenomenit të bixhozit.

“Ajo që u trumbetua si ‘Fundi i Marrëzisë’ për lojërat e fatit, shënoi në të vërtetë ‘Fillimin e Babëzisë’ qeveritare”, shkruan Malaj.

Ai shkon edhe më tej në akuzat e tij, duke pretenduar se kjo politikë ka krijuar një skemë përmes së cilës paratë kriminale, përfshirë paratë e ardhura nga bixhozi, janë futur në ekonomi dhe politikë.

Sipas tij, kjo skemë “krijoi, lehtësoi, kontrolloi dhe përfshiu në ekonomi e politikë paratë kriminale”.

Në përfundim të reagimit, Malaj e cilëson situatën si një mënyrë përmes së cilës, sipas tij, të ardhurat publike humbasin dhe dëmtohen interesat e buxhetit të shtetit.

“Ja si vidhen dhe kriminalizohen të ardhurat buxhetore të shqiptarëve”, përfundon ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat