KreuAktualitetPolitikaZjarret në vend/ Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve

Zjarret në vend/ Balla: Drejtësia është dorëzuar përpara piromanëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ashpër lidhur me zjarrvëniet e qëllimshme në vend, duke kërkuar ndëshkim më të fortë të autorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thekson se Kodi Penal parashikon dënime deri në 20 vite burg për zjarrvënien e qëllimshme të pyjeve, por sipas tij, të dhënat për hetimet dhe dënimet tregojnë një situatë shqetësuese.

“Drejtësia shqiptare është dorëzuar përpara piromanëve”, deklaron Balla, duke iu referuar të dhënave të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave gjatë pesë viteve janë hetuar 211 çështje për zjarrvënie, ndërsa vetëm 18 persona janë gjetur fajtorë.

Ai sjell në vëmendje edhe zjarrin e madh në Krujë, i cili u vu nën kontroll pas një beteje të vështirë me flakët. Sipas Ballës, në media është raportuar se personi i dyshuar për zjarrvënien është liruar, pasi prokurori e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij nga Policia e Shtetit.

Balla shprehet se mungesa e ndëshkimit efektiv mund të inkurajojë autorët e zjarrvënieve dhe të rëndojë edhe më shumë situatën për strukturat që përballen çdo ditë me zjarret.

“Nëse drejtësia vazhdon me këtë ritëm, ku vetëm 1 në 12 raste zjarrvënie gjendet një fajtor dhe kur as ky 1 ndër 12 nuk bëhet shembull, zjarrfikësit nuk do t’ia dalin dot më”, deklaron Taulant Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat