back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBlushi: 8 nëntori, dita më e zezë në historinë e kombit, se...

Blushi: 8 nëntori, dita më e zezë në historinë e kombit, se në këtë ditë u krijua SPAK

Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, e ka cilësuar 8 nëntorin si ditën më të zezë në historinë e kombit shqiptar, pasi shënon krijimin SPAK.

“Simboli më i urryer i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot është ditëlindja e SPAK, dita më e zezë në historinë e këtij kombi.

Më 8 nëntor, është në fakt edhe ditëlindja e këtij institucioni që po shërben me verbëri për të instaluar me dhunë diktaturën. Është ditëlindja e Arben Krajës, ish- hetuesi i komunizmit, mercenarit Altin Dumani që ka marrë përsipër si idhujt e tij të instalojë diktaturën dhe të shërbejë si vrasës me pagesë i pluralizmit politik, duke u përpjekur të asgjësojë opozitën e demokracinë.

Faktet për korrupsionin e përbindshëm Rama-Veliaj janë si drita e diellit, këto kulla droge, që SPAK s’i sheh, firma e Veliajt që i hapi rrugën incineratorit që Dumani s’e sheh, faktet e firmosura nga Rama për incineratorin që Dumani s’i sheh, koncesionet, PPP, rrugët e florinjta që gllabërojnë miliona euro.

Dumani ka një mision, të burgosë liderin e PL, Meta, pa prova e fakte, të burgosë Berishën, pa fakte, prova e dëshmi. Qëllimi i tij është të asgjësojë opozitën. Dhe as guxon të përmendë ermin Rama-Veliaj, por të burgosë deputetët zemërluanë të opozitës, si Salianji.

Kjo ditë nisi me 2 lajme të zeza për vendin, importi i mbetjeve toksike. Për Ramën ky vend është një kosh për mbeturinat e botës.

Lajmi i 2, ardhja e emigrantëve në vendin tonë. Kjo është agjenda e shpopullimit të Ramës.

Si mund të lejojmë këtë bandë, narko-regjim që ka krijuar precedent, duke themeluar në Evropë një narko-shtet e kjo falë Ramës. E vetmja zgjidhje, është aksioni, përballja për t’iu thyer dhëmbët banditëve që guxojnë të marrin peng jo vetëm drejtuesit e opozitës, por të ardhmen tonë”, tha Blushi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat