KreuDrejtësiaPagat, Sadushi i dërgon sinjal pozitiv Ramës/ Si justifikohet para gjyqtarëve

Pagat, Sadushi i dërgon sinjal pozitiv Ramës/ Si justifikohet para gjyqtarëve

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka dhënë një sinjal të qartë pro dialogut institucional me qeverinë, por ka vendosur kufijtë e diskutimit për çështjen e pagave të magjistratëve.

Në fjalën e mbajtur në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, ku pritet të zgjidhen tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Sadushi u ndal te tryeza e konsultimit të thirrur nga Kryeministri Edi Rama dhe te çështja e pagave, e cila është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Rama i ftoi drejtuesit e institucioneve të drejtësisë në një tryezë të përbashkët pune për sistemin e pagave të magjistratëve, me synimin, sipas tij, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në tryezë, Rama tha se do të përfshiheshin edhe ekspertë të Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.

“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë”, ishte ftesa e Ramës.

Sadushi, nga ana tjetër, tha se dialogu institucional është i nevojshëm, por nuk mund të përdoret për të zëvendësuar procesin kushtetues.

Për sa kohë ligji për pagat dhe pretendimet për kushtetutshmërinë e tij janë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, sipas Sadushit, vendimi përfundimtar i takon kësaj gjykate dhe duhet të respektohet e zbatohet.

“Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu”, u shpreh Sadushi.

Ai theksoi se pjesëmarrja në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet e institucioneve.

“Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim”, tha Sadushi.

Sipas tij, çështja e pagave është e rëndësishme pasi lidhet me garancitë e pavarësisë së gjyqësorit, por diskutimi mes pushteteve nuk duhet të kufizohet vetëm te pagat.

Sadushi kërkoi që në një dialog më të gjerë të diskutohen edhe numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, plotësimi i vendeve vakante, ulja e stokut të çështjeve, shkurtimi i kohëzgjatjes së proceseve, administrata gjyqësore, teknologjia, infrastruktura, siguria dhe financimi.

Në këtë kuadër, kryetari i Gjykatës së Lartë propozoi krijimin e një “Tryeze për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, si një proces institucional dhe afatgjatë mes pushteteve.

“Pushtetet janë të ndara, por shteti është një”, tha Sadushi, duke nënvizuar se bashkëpunimi institucional duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat