KreuAktualitetSociale“Doktoraturat i mbajnë të kyçura”/ Muka: Po mbrohen plagjiaturat dhe diplomat e...

“Doktoraturat i mbajnë të kyçura”/ Muka: Po mbrohen plagjiaturat dhe diplomat e vjedhura

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Në Ditën Ndërkombëtare për Qasjen në Informacion, akademiku Taulant Muka ka kritikuar Bibliotekën Kombëtare për mënyrën se si, sipas tij, trajtohen doktoraturat e depozituara në institucion.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mukaj ironizon aktivitetet e zhvilluara me rastin e kësaj dite, duke pretenduar se ndërsa flitet publikisht për rëndësinë e aksesit në informacion, qytetarëve u kufizohet mundësia për të lexuar punimet e doktoraturave.

“Festojnë ‘qasjen në informacion’, por doktoraturat i mbajnë të kyçura në sirtar”, shkruan Muka.

Sipas tij, Biblioteka Kombëtare e justifikon kufizimin me mbrojtjen e të drejtës së autorit. Mukaj kundërshton këtë argument dhe thotë se 36 akademikë kanë dhënë me shkrim dakordësinë që punimet e tyre të bëhen të aksesueshme për publikun.

“36 akademikë kemi firmosur me shkrim: ‘I jepni punimet tona publikut, le t’i lexojë kush të dojë!’ Përgjigjja e Bibliotekës? Sërish JO”, shkruan ai.

Muka ngre më tej pikëpyetje mbi arsyet e moslejimit të aksesit dhe pretendon se kjo praktikë mund të pengojë edhe verifikimin e rasteve të plagjiaturës apo të shkeljeve akademike.

“Nuk po mbrojnë autorët. Po mbrojnë plagjiaturat, diplomat e vjedhura dhe titujt fallco të atyre që kanë frikë nga e vërteta”, shprehet ai, duke shtuar se e drejta e autorit, sipas tij, nuk duhet të përdoret si justifikim për kufizimin e transparencës.

Në fund të reagimit, Muka kërkon që punimet shkencore të jenë të aksesueshme për publikun dhe e lidh transparencën me mundësinë që kërkimi shkencor të lexohet dhe të verifikohet.

“Transparenca nuk festohet me fjalë në TV, provohet duke hapur dyert që shkenca të lexohet dhe të jetë e aksesueshme nga të gjithë!”, përfundon ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat