KreuAktualitetPolitikaReforma territoriale për interesa elektorale?/ Çfarë diskutoi Berisha me aleatët e opozitës

Reforma territoriale për interesa elektorale?/ Çfarë diskutoi Berisha me aleatët e opozitës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar në selinë e PD-së, ku në fokus ka qenë reforma territoriale.

Berisha akuzoi mazhorancën se po përdor shumicën parlamentare për të përqendruar më tej pushtetin vendor, ndërsa tha se opozita është angazhuar në këtë proces edhe për shkak të kërkesave të qytetarëve dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Sipas tij, mazhoranca e ndërpreu procesin e konsultimeve dhe më pas paraqiti një draft me 46 bashki, duke hequr 15 prej njësive ekzistuese. Berisha pretendoi se ndryshimet janë bërë për interesa elektorale.

Opozita, nga ana tjetër, ka paraqitur një alternativë me 100 bashki, duke lënë të hapur mundësinë për krijimin e njësive të tjera në varësi të përmbushjes së kritereve.

“Ky takim lidhet me reformën territoriale. Ne u angazhuam në proces jo se nuk ishim të sigurt që Edi Rama nuk do angazhohej në një reformë të vërtetë, por për dy arsye”, tha Berisha.

Ai përmendi kërkesat e qytetarëve që opozita të mos e braktiste procesin, si dhe rekomandimet e Komisionit Evropian për reformën territoriale.

Berisha akuzoi më tej Ramën se do të përdorë shumicën parlamentare për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor.

“Edi Rama gjithçka do ndjekë dhe ato mandate të grabitura, ato 83 mandate krimi, ai do t’i shfrytëzojë për një përqendrim të mëtejshëm të pushtetit vendor në duart e tij”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së pretendoi gjithashtu se ndërprerja e konsultimeve është bërë jashtë procedurave dhe se propozimi i mazhorancës bie ndesh me Kushtetutën dhe parimet e Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale.

Ndërkohë, Berisha tha se disa bashki kanë kundërshtuar ndryshimet dhe se në disa raste edhe këshilltarë socialistë nuk kanë mbështetur shkrirjen e njësive vendore.

Në përfundim të takimit me aleatët, ai tha se opozita do të vijojë konsultimet për qëndrimin që do të mbajë lidhur me reformën territoriale dhe draftin e paraqitur në Kuvend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat