KreuAktualitetPolitikaVotimi elektronik në zgjedhjet e 2027/ KQZ u kërkon partive të zgjedhin...

Votimi elektronik në zgjedhjet e 2027/ KQZ u kërkon partive të zgjedhin 3-4 bashki

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga partitë politike të japin qëndrimin e tyre për zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në një letër zyrtare drejtuar partive politike, KQZ propozon që sistemi elektronik të aplikohet në 3 ose 4 bashki të mëdha, duke u bazuar në eksperiencën e krijuar nga përdorimi i tij në zgjedhjet e mëparshme.

Sipas KQZ-së, zgjerimi i këtij procesi duhet të marrë në konsideratë aspektet teknike, logjistike dhe administrative, si dhe nevojën që implementimi të bëhet në kohë dhe në mënyrë të qëndrueshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se një shtrirje në 3 apo 4 bashki të mëdha përbën një qasje të arsyeshme dhe proporcionale”, thuhet në letrën drejtuar forcave politike.

KQZ kërkon që partitë të shprehin qëndrimin e tyre për bashkitë ku mund të zbatohet votimi dhe numërimi elektronik, në mënyrë që vendimmarrja të merret përpara procesit zgjedhor.

Deri tani, votimi dhe numërimi elektronik është përdorur në Tiranë, në Njësinë Administrative nr. 10, si dhe në Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të vitit 2027, KQZ ka nisur konsultimet me partitë politike për zgjerimin e përdorimit të teknologjisë në procesin zgjedhor.

Për këtë qëllim, partitë janë ftuar të caktojnë përfaqësuesit e tyre për një takim konsultues në KQZ, të premten, më 9 tetor 2026, në orën 11:30.

Qëndrimi i partive politike pritet të jetë një nga elementët që do të merret në konsideratë për përcaktimin e bashkive ku do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme vendore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat