KreuAktualitetEkonomiaNafta dhe benzina me çmime të reja/ Sa do të paguajnë qytetarët?

Nafta dhe benzina me çmime të reja/ Sa do të paguajnë qytetarët?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për naftën dhe benzinën, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Në mbledhjen e zhvilluar më 8 tetor 2026, Bordi vendosi që nafta (gazoili) të shitet me pakicë me një çmim jo më të lartë se 217 lekë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë është përcaktuar në 205 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 181 lekë për litër.

Çmimet e reja hynë në fuqi më 8 tetor, ora 12:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara. Në rast konstatimi të shkeljeve, parashikohet pezullimi i aktivitetit të operatorit.

Vendimi është marrë në kuadër të masave të parashikuara pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 16 shtator 2026.

Sipas njoftimit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë deklaruar se synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës në treg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat