Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës kundër reformës territoriale, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë të vendosura përballë tyre.
Mes qytetarëve që kundërshtojnë reformën ndodhej edhe kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj.
Në pamjet nga protesta, Malaj shihet mes protestuesve, ndërsa në një moment situata tensionohet me efektivët e policisë. Kryebashkiaku debaton me uniformat blu dhe përplaset fizikisht me disa prej tyre, teksa policia tenton të mbajë protestuesit larg.
Protesta po zhvillohet në kuadër të kundërshtimit të reformës territoriale, ndërsa përplasja mes protestuesve dhe policisë ka shoqëruar momentet më të tensionuara të tubimit.



