KreuDrejtësiaOSBE ngre shqetësimin për arrestet në burg/ Zbardhet takimi Tarran-Panda

OSBE ngre shqetësimin për arrestet në burg/ Zbardhet takimi Tarran-Panda

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, ka ngritur shqetësimin për përdorimin e tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg”, gjatë një takimi me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda.

Gjatë takimit, ku u diskutua për sistemin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës, Tarran vlerësoi vendimin unifikues të Gjykatës së Lartë të 4 majit 2026, i cili përcakton se arresti në burg duhet të përdoret si masë përjashtimore dhe vetëm pasi të jenë shqyrtuar realisht alternativat e tjera.

Ambasadori theksoi se ky vendim është në përputhje me rekomandimet që Prezenca e OSBE-së ka dhënë ndër vite, duke nënvizuar nevojën që gjykatat të argumentojnë konkretisht, në çdo rast, arsyet që e bëjnë të domosdoshëm kufizimin më të rëndë të lirisë personale.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë takimit ishte dhuna ndaj ambienteve të Gjykatës së Lartë, më 17 tetor, për të cilën Tarran shprehu shqetësimin e tij.

Sipas njoftimit të OSBE-së, organizata është e gatshme të vijojë bashkëpunimin me Gjykatën e Lartë për forcimin e kapaciteteve institucionale, garantimin e pavarësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit, si dhe rritjen e besimit të publikut te drejtësia.

Vendimi i 4 majit 2026 u mor në unanimitet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe ndryshoi praktikën e përcaktuar nga vendimi unifikues i vitit 2011. Sipas tij, gjykatat duhet të shqyrtojnë fillimisht mundësinë e zbatimit të masave alternative dhe të argumentojnë pse ato nuk janë të mjaftueshme përpara se të vendosin arrestin në burg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat