KreuAktualitetKronikëPas letrës për Ballukun/ Kontroll në qelinë e Veliajt në Fier

Pas letrës për Ballukun/ Kontroll në qelinë e Veliajt në Fier

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Efektivë të Policisë së Burgjeve kanë ushtruar kontrolle mesditën e kësaj të premteje në ambientet e paraburgimit të Fierit, ku ndodhet i akomoduar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në fokus të kontrolleve ka qenë qelia e tij, ndërsa ndërhyrja raportohet të jetë kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas letrës publike që Veliaj i drejtoi ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas raportimeve mediatike, kontrolli në qelinë e kryebashkiakut nuk ka çuar në gjetjen e sendeve të paligjshme. Veliaj mësohet se ka reaguar me ironi ndaj efektivëve, duke u thënë: “Lapsin dhe letrën nuk mi merrni dot!”

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili bën me dije se në orën 13:14 Veliaj e ka telefonuar përmes telefonit të burgut dhe i ka treguar për kontrollin në qeli.

Kur ka pyetur efektivët për arsyen e ndërhyrjes, përgjigjja, sipas avokatit, ka qenë: “Na kanë dërguar për kontroll”.

Ndreca e lidh këtë ndërhyrje me letrën e publikuar nga Veliaj, duke ngritur pikëpyetje mbi situatën në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe arsyet që çuan në kontrollin e qelisë së kryebashkiakut menjëherë pas publikimit të reagimit të tij.

Ndërkohë, një tjetër çështje që mbetet e diskutueshme është ajo e ndërhyrjes kirurgjikale që Veliaj duhet të kryejë. Sipas avokatit, SPAK dhe Drejtoria e Burgjeve kanë lejuar që operacioni të kryhet në Fier, ndërsa kryebashkiaku ka kërkuar që ndërhyrja të bëhet pranë spitalit Continental në Tiranë.

Veliaj dhe mbrojtja e tij, sipas Ndrecës, nuk kanë besim te mjekët dhe spitali Memorial në Fier, ndërsa pretendojnë se në Tiranë njohin stafin mjekësor dhe kanë besim te profesionalizmi i tij.

Kontrollet në qelinë e kryebashkiakut vijnë në një moment kur ai ka denoncuar publikisht, përmes letrave nga paraburgimi, situatën e tij dhe përplasjet me institucionet që kanë në dorë trajtimin dhe kushtet e qëndrimit të tij në burg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat