KreuDrejtësiaA po përdor Veliaj operacionin për të vonuar drejtësinë?

A po përdor Veliaj operacionin për të vonuar drejtësinë?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Problemet shëndetësore të Erion Veliajt dhe kërkesa e tij për të zgjedhur vetë spitalin dhe mjekun që do t’i kryejë ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë janë kthyer në një tjetër përplasje në GJKKO, ku po gjykohet çështja ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Në seancën e 24 nëntorit, Veliaj nuk u paraqit në sallën e gjyqit, duke dërguar një letër përmes avokatit të tij, ku argumentonte se nuk mund të merrte pjesë për shkak të këmbës së dëmtuar. Ai kërkoi që operacioni të kryhej në një spital të zgjedhur nga familja dhe nga një mjek i përzgjedhur prej saj, duke kundërshtuar planifikimin e ndërhyrjes në Spitalin Memorial të Fierit.

Megjithatë, kërkesa e tij u përplas me qëndrimin e prokurorëve të SPAK, të cilët kundërshtuan shtyrjen e procesit. Prokurori Ols Dado deklaroi se nuk ishte provuar pamundësia e Veliajt për të marrë pjesë në seancë, ndërsa Altin Dumani theksoi se gjykimi nuk mund të zvarritet për shkak të kërkesave të përsëritura të mbrojtjes.

“Çështja është dërguar për gjykim që në shtator 2025. Shtyrjet janë bërë për shkaqe të të pandehurve apo mbrojtjes. Ne jemi këtu që të gjykohet çështja”, deklaroi Dumani, duke shtuar se një javë kohë ishte e mjaftueshme që avokati të konsultohej me klientin.

Prokuroria sugjeroi gjithashtu që Veliaj të marrë pjesë në seancat e ardhshme përmes videokonferencës nga ambientet e paraburgimit, në mënyrë që procesi të mos pengohet nga mungesa e tij.

Nga ana tjetër, GJKKO sqaroi se nuk është në kompetencën e saj të vendosë se ku duhet të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, pasi përgjegjësia për shërbimin shëndetësor të personave në paraburgim i takon Drejtorisë së Burgjeve.

Kjo është një tjetër përplasje mes SPAK dhe mbrojtjes së Veliajt, në një proces ku shtyrjet e seancave janë kthyer në objekt debati.

Prokuroria pretendon se vonesat lidhen me kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve të tyre, ndërsa mbrojtja kundërshton këtë qëndrim.

Seanca e radhës është caktuar më 15 dhjetor, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndërhyrja kirurgjikale dhe gjendja shëndetësore e Veliajt do të ndikojnë në vijimin e procesit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat