KreuAktualitetPolitikaPlani i rritjes i BE-së/ Rama: Shqipëria do të përfitojë më shumë...

Plani i rritjes i BE-së/ Rama: Shqipëria do të përfitojë më shumë fond

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të përfitojë më shumë fonde nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së tij në konferencën e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama tha se ky përfitim lidhet me përparimin që, sipas tij, ka bërë vendi në përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga Brukseli.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike gjatë dekadës së fundit, duke krahasuar madhësinë e ekonomisë nga 10 miliardë euro që ishte një dekadë më parë, në 30 miliardë euro aktualisht.

“Shihni Shqipërinë, një dekadë më parë ishte një ekonomi 10 miliardë euro, sot është një ekonomi 30 miliardë euro. E kemi trefishuar ekonominë dhe synojmë të bëjmë më shumë”, deklaroi Rama.

Ai e cilësoi Ballkanin Perëndimor si një rajon me potencial për investime, duke theksuar se vendet e tij nuk duhet të shihen vetëm si ekonomi që përpiqen të afrohen me Bashkimin Evropian, por edhe si destinacione të reja për investitorët.

Rama përmendi gjithashtu pozicionin gjeografik të Shqipërisë, anëtarësimin në NATO dhe synimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, si elemente që sipas tij e bëjnë vendin tërheqës për investime.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri iu referua edhe samitit BE-Ballkani Perëndimor, nga ku tha se ishte kthyer me lajme të mira për Shqipërinë. Ai paralajmëroi se vendi do të marrë një pjesë më të madhe të fondeve të Planit të Rritjes.

“Shqipëria do të marrë më shumë nga Plani i Rritjes, jo si nder, por sepse kemi bërë mirë detyrat e shtëpisë”, u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat