KreuAktualitetPolitikaBerisha-Gonxhe përplasen në Kuvend/ Nga vizatimi i makinës së Enverit tek akuzat...

Berisha-Gonxhe përplasen në Kuvend/ Nga vizatimi i makinës së Enverit tek akuzat personale

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me replika dhe akuza mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhe. Në qendër të përplasjes ishte mënyra se si ministri kishte hyrë në Liceun Artistik gjatë periudhës së diktaturës, çështje për të cilën Berisha solli në vëmendje një histori që lidhet me një vizatim të makinës së Enver Hoxhës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ironizoi Gonxhen, duke vënë në dyshim aftësitë e tij si piktor dhe duke pretenduar se hyrja e tij në Liceun Artistik ishte bërë përmes ndërhyrjeve dhe njohjeve familjare.

Sipas versionit të treguar nga kreu i PD-së, ngjarja daton në vitin 1976, kur Enver Hoxha kishte vizituar Gjirokastrën. Berisha pretendoi se babai i ministrit, Agim Gonxhe, i kishte kërkuar të birit të vizatonte makinën Mercedes të diktatorit, ndërsa më pas vizatimi i ishte treguar vetë Hoxhës.

“Agim Gonxhe do të ishte në rreshtin e parë dhe i thotë djalit të tij Blendi të vizatonte Mercedesin e Enver Hoxhës dhe vuri targën. Të nesërmen babai e shtyn Blendin, i thotë t’ia tregojë vizatimin Enver Hoxhës, që pyet kujt i ishte ky fëmijë, ‘i imi’, tha Agimi. Më pas shkoi në Lice dhe e refuzuan, por hyri nëpërmjet gazetave që shkruanin se ka vizatuar makinën e xhaxhit Enver”, deklaroi Berisha.

Kryedemokrati e përdori këtë histori për të vënë në pikëpyetje mënyrën se si Gonxhe kishte siguruar pranimin në shkollën artistike.

Ministri i Kulturës iu përgjigj akuzave, duke pranuar se kishte vizatuar makinën e Enver Hoxhës kur ishte vetëm 8 vjeç, por mohoi kategorikisht se kishte përfituar nga njohjet apo ndërhyrjet për të hyrë në Liceun Artistik.

Gonxhe shpjegoi se vizatimi i makinave kishte qenë një pasion i tij që në fëmijëri dhe se historia e përmendur nga Berisha lidhej me një fëmijë që kishte shfaqur talent për vizatim, pa kuptuar në atë moshë figurën politike që kishte përballë.

“Ngjarja ka të bëjë vetëm me një fëmijë 8 vjeç në Palorto të Gjirokastrës, ku unë banoja. Kam vizatuar që 3 vjeç, është një nga talentet e mia. Nuk mund të hyja me mik në Lice, se vizatoja bukur dhe ishte një nga talentet e mia edhe vizatimi i makinave. Pasioni im ishte të vizatoja makinat, Benzi ka qenë fiksim i një fëmije që vizatonte. Po, ka qenë e vërtetë, nuk kam asgjë për të fshehur, por tregoj historinë e një 8-vjeçari”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se në atë periudhë kishte realizuar edhe një portret të Qemal Stafës, të botuar në revistën “Pioneri”, ndërsa theksoi se vizatimin ia kishte dhuruar Enver Hoxhës pa e kuptuar, si fëmijë, se kush ishte figura që po takonte.

Në kundërpërgjigjen e tij, Gonxhe përdori tone të ashpra ndaj Berishës, duke e cilësuar atë si një ish-sekretar partie dhe duke e akuzuar se prej 37 vitesh nuk largohet nga politika.

“Edhe kush na tregon këtu, një sekretar partie i rëndomtë, një plak matuf dhe një zhele prej 37 vitesh që nuk i shporret këtij vendi nga sytë. Të vjen ndot, por ta dinë qytetarët se Blendi Gonxhe ka hyrë me meritë në çdo shkollë dhe nuk i ka hyrë në hak askujt”, deklaroi ministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat