KreuAktualitetPolitika“Nuk të qas nëse nuk bën detyrat”/ Bejko: Integrimi europian është realitet...

“Nuk të qas nëse nuk bën detyrat”/ Bejko: Integrimi europian është realitet në zhvillim

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Analisti Roland Bejko ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar avancimin drejt anëtarësimit si një realitet që po merr formë dhe jo thjesht si një proces të shoqëruar me sinjale pozitive.

Sipas Bejkos, zhvillimet gjeopolitike kanë krijuar një klimë të favorshme për Shqipërinë dhe për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Megjithatë, ai theksoi se ky kontekst nuk përbën garanci për anëtarësimin, pasi gjithçka varet nga përmbushja e reformave dhe detyrimeve që Brukseli i ka vendosur vendit.

Analisti nënvizoi se Shqipëria ka përparuar në raport me disa vende të tjera të rajonit, të cilat kanë mbetur më pas në procesin e integrimit, por kjo nuk do të thotë se vendi nuk ka probleme dhe mangësi që duhen adresuar.

“Ne nuk jemi duke shpikur ndonjë gjë, por situata gjeopolitike po e ndihmon shumë Shqipërinë. Pavarësisht kësaj, Brukseli, nëse ti nuk bën mirë detyrat e shtëpisë, nuk të qas”, u shpreh Bejko.

Ai shtoi se institucionet europiane janë të vetëdijshme për problematikat që vijojnë të ekzistojnë në Shqipëri, duke nënvizuar se procesi i integrimit nuk mund të mbështetet vetëm te rrethanat e favorshme ndërkombëtare.

“Këto janë më shumë se shenja të mira, është një realitet dhe një proces që po ecën. A kemi mangësi e defekte?! Patjetër që kemi dhe për këtë Brukseli është i vetëdijshëm”, deklaroi Bejko.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat