back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetDjegia e mbetjeve në Elbasan/ Mirela Karabina: Qeveria dhe bashkia paguajnë kompani...

Djegia e mbetjeve në Elbasan/ Mirela Karabina: Qeveria dhe bashkia paguajnë kompani për përpunimin e mbetjeve, por ato digjen në natyrë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka akuzuar qeverinë dhe Bashkinë Elbasan për dështimin në menaxhimin e ndotjes së qytetit, duke e cilësuar situatën si kërcënuese për jetën e qytetarëve. Sipas saj, Elbasani renditet prej vitesh ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri, me rritje të rasteve të sëmundjeve të mushkërive dhe tumoreve.

Karabina evidentoi ndotjen nga ish-Metalurgjiku, oxhaqet pa filtra të kompanisë “Kurum”, djegien e pakontrolluar të mbetjeve në natyrë dhe mosfunksionimin e inceneratorit si shkaktarët kryesorë të ndotjes. Ajo gjithashtu kritikoi ndotjen e lumit Shkumbin dhe akuzoi përfaqësuesit lokalë dhe qendrorë për korrupsion dhe mungesë përgjegjshmërie.

Sipas saj, Bashkia Elbasan paguan kompani private për përpunimin e mbetjeve, por mbetjet vetëm grumbullohen dhe digjen në natyrë, duke shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe shëndetësore. Karabina theksoi se qytetarët meritojnë një alternativë më të mirë dhe ai është programi i Demokratëve Euroatlantikë për një Elbasan më të shëndetshëm dhe të pastër.

Postimi i plotë i Mirela Karabina:

Pushteti vendor dhe pushteti qendror në Elbasan kanë dështuar me drejtimin dhe menaxhimin e qytetit.
Jeta e qytetarëve të Elbasanit është në rrezik dhe shkurtohet nga dita në ditë për shkak të ndotjes së lartë të qytetit.
Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Statistikat si nga Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan dhe të tjera të dhëna tregojnë se numri i personave të prekur nga tumoret dhe sëmundjet e mushkërive janë në rritje.
Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, pasi prej vitesh qyteti i Elbasanit mbulohet nga re të zeza tymi, të cilat janë mbetje industriale të ish-Metalurgjikut, oxhaqet pa filtra mbrotjës së kompanisë “Kurum” që helmonin natën qytettin dhe djegia e pakontrolluar e plehrave në natyrë pasi Incerenatori nuk punon.
Një tjetër vatër e rrezikshme po bëhet në Lumin Shkumbin.
Jemi pikërisht në anën e pasme të Inceneratorit, në Lumin Shkumbin. Djegia e plehrave në natyrë dhe mosmenaxhimi i hireve po ndotin Lumin Shkumbin, tregues i ndotjes në përmasave edhe më të mëdha, përtej qytetit të Elbasanit.
Kjo situatë ka dy shpjegime: ose Qeveria përmes përfaqësuesit politik Mazniku dhe Kryetari i Bashkisë Llatja janë të paaftë për të menaxhuar këtë situatë , ose janë të lidhur drejtëpërdrejtë më korrupsionin e plehrave dhe mbetjeve toksike të metalurgjikut.
Tymin dhe flakën e korrupsionit qytetarët e shohin dhe e ndjejnë në shëndetin e tyre.
Prej dy ditësh qyteti u mbulua përsëri nga flaka e tymi kanceregjon i radhës së djegjes së plehrave në natyrë dhe nga pushteti vendor asnjë reagim, as transparence dhe as përgjegjësi për të zgjidhur situatën.

Edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë Eco-Alb, mbetjet vetëm grumbullohen dhe as përpunohen e as incenerohen sipas kontratës
Ndërkohë kryhet vetëm një proces, grumbullimi dhe diegja bëhet në natyrë duke shkaktuar dëm të madh mjedisor, duke vënë në rrezik jetën e qyetarëve dhe duke e kthyer Elbasanin në një qytet të padëshirueshëm për të jetuar.

Mbetjet toksike të metalurgjikut të rikthyera në Portin e Durrësit alarmuan disa shtete për rrezikshmërinë e lartë , ndërsa qyetarët elbasanas e kanë Brenda në shtëpi e Qeveria dhe Bashkia heshtin.
Sepse interesi qytetar nuk është në objektivat e kësaj qeverie!
Përfaqësuesi i qeverisë dhe drejtuesi politik për Elbasanin para dy ditësh zgjodhi Elbasanin, qytetin më të varfër dhe më të ndotur për prezantimin e buxhetit për Bashkitë, që sipas tij do të rrisë mirë qënien. Dhe si për ironi të fatit, atë ditë fl…

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat