Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes rrjeteve sociale shkruan se Shqipëria është vendi me pensionin minimal ose mesatar më të ulët në rajon.
Sipas tij, Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar për inceneratorët që nuk ekzistojnë, por nuk ka për pensionistët.
“Mbi 500 mijë personat që morën pension të lartë në vitin 2023 kishin të ardhura mesatare mujore prej 18 341 lekësh, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kjo është 26% më shumë se në vitin 2014, ndërsa inflacioni është rreth 34%. Për rrjedhojë, pensioni real ka rënë me të paktën 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar për inceneratorët që nuk ekzistojnë, i kushtojnë rrugëve dy herë më shumë se vlera reale, apo për kontratat e koncesionit shëndetësor për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë.
Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti asnjëherë fonde gjatë 12 viteve të qeverisjes për të garantuar një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të prekshme për të përballuar kostot e rritura të jetesës”, shkruan Bardhi.