Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontigjentit të IV ”FLF BGR”, në Bullgari përmbylli me sukses stërvitjen në zonat urbane “Urban Operations 24”.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga stërvitja.
“Gjatë kësaj stërvitjeje në Camp Novo Selo, forcat tona treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s.
Efektivët tanë shpalosën profesionalizëm të lartë, si pjesë e Forëard Land Force Battle Group Bulgaria.
Ky sukses është një dëshmi e investimeve të vazhdueshme në kapacitete ushtarake, që synojnë misione sa më të suksesshme, jo vetëm brenda, por edhe përtej kufijve tanë.
Përgatitja e lartë e efektivëve tanë është themeli i angazhimit tonë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, shkruan Vengu në rrjete sociale.