KreuSportiRoma e dërgoi në huazim tek Espanyol/ Kumbulla reagon për të ardhmen...

Roma e dërgoi në huazim tek Espanyol/ Kumbulla reagon për të ardhmen e tij

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Te Roma nuk besuan shumë këtë verë te mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla. Për këtë arsye, ai u huazua për një vit në La Liga.

Mbrojtësi 24-vjeçar shqiptar u transferua tek Espanyol, ku duket se ka gjetur ritmin e dikurshëm. Madje duke realizuar edhe një gol në 9 ndeshje zyrtare me spanjollët.

Duke folur për të ardhmen e tij, Kumbulla tha: “Unë nuk jam duke menduar për të ardhmen. Ardhja në La Liga dhe tek Espanyol ishte zgjedhja e duhur për mua”.

Në karrierën e tij, Kumbulla ka luajtur edhe për Verona, Roma e Sassuolo, duke u dalluar për lojën e tij. Duket se te spanjollët ka gjetur dimensionin e tij.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat