Vrasja e 14 vjeçarit një ditë më parë është shndërruar në debat në Kuvend.
Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur opozitës në Kuvend se vaji, dhimbja dhe vdekja këto 30 vite po përdoren për politikë.
Sipas tij duhet një qasje qasje tjetër në perimetrin e sigurisë në shkolla dhe luftës kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale.
“Vaji, dhimbja, vdekja përdoren për politikë. Kërkuar përgjegjësisë për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla. Na duhet një qasje tjetër në perimetrin e sigurisë në shkolla dhe luftës kundër keqpërdorimnt të rrjeteve sociale. Sot kemi nevojë të bashkohemi për të kaluar propozimet e prezantuara prej kohësh. Duhen ndëshkuar maksimalisht ata që shkelin perimetrin e sigurisë, atyre që shpërndajnë lëndë narkotike pranë shkollave dhe ju keni qenë këtu kur detyrë të raportoja pranë jush numrin e lartë të personave të arrestuar se shisnin drogë pranë shkollave”, u shpreh ai.