back to top
24.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë”/ Balla-Zhupës: Tërhiqu, si...

“Po silleni si Serbia me Kosovën me fëmijët tanë”/ Balla-Zhupës: Tërhiqu, si nuk keni turp që krahasoni ato vrasje e përdhunime

Vrasja një 14 vjeçari fare pranë shkollës ku studionte ka tronditur mbarë opinionin publik,

Sot në Kuvend,, në ditën e dytë të diskutimit për buxhetin 2025, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka kërkuar që të mbahet një minut heshtje për të miturin dhe ka fajësuar qeverinë për sigurinë në shkolla.

Zhupa ka kërkuar që Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu të japë dorëheqjen, ndërsa ka deklaruar, duke ju drejtuar mazhorancës se  Serbia me Kosovën është sjellë njësoj siç sillen ata me fëmijët tanë.

Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e Ministrit Taulant Balla.

https://a2156503a37f2a6963e99f24ff19d32e.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html “Si Serbia me Kosovën? Po turp nuk keni? Si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje, e përdhunime, dhe ju vini pa pikë turpi dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia me Kosovën?! Kjo që thoni është minimalisht e rëndë”, ka thënë Balla.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Zhupa: Nuk e di sesi e nisët këtë seancë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur në fakt ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Nga ajo që pamë dje, ishte dhe më e rëndë sesa mund ta imagjinonim, ishte një ngjarje e paralajmëruar. Ishte një ngjarje në oborrin e shkollës, kishte që të premte që ndodhte dhe nuk reagoi askush. Doja ti kërkoja këtij kuvendi një minutë heshtje, por ndoshta në orën që jemi të gjithë. Të ulnim kokën të gjithë edhe pse fajin e ka kjo qeveri. Uroj që Manastirliu të jetë duke dhënë dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për perimetrin e sigurisë, për oficerët në shkolla, është zgërdhirë Manastirliu. Thika, biçaku, droga, që marrin fëmijët në shkolla. Si ka mundësi që duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të flasim. Ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin. Ne jemi vrarë si shoqëri, jemi grumbull njerëzish që jetojmë me njëri tjetrën. Fan Noli ishte e para për rezultatet më të mira, a do flasim për këtë a jo? Po ju them një gjë, Serbia me Kosovën është sjellë njësoj si silleni ju me fëmijët tanë

Spiropali: Zonja Zhupa ju lutem keni kaluar kohën, po abuzoni

Zhupa: Zonja Spiropali, mendova se kësaj radhe nuk do kishit guxim të më ndërprisnit se jeni një nënë dhe zonjë. Nuk duhet të më ndërprisni se po marrë kohë nga propaganda e buxhetit.

Spiropali: Ti nuk e di se çdo them unë

Balla:  Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve, dhe kjo përgjegjësi bëhen edhe më të rënda kur ngjarje të rënda keqpërdoren nga politika. Ju keni qenë këtu kur kisha detyrën të raportoja për numrin e madh të personave të arrestuar si shpërndarës droge pranë shkollave, dhe ju ishit kundër, ndaj mendoj që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve dhe si anëtarë të Kuvendit e ftoj opozitën të marrë fjalën dhe të thotë ‘po jemi gati të mbështesim masat drastike ligjore që duhen ndërmarrë’. Të marrim shkas nga kjo ngjarje për ashpërsim të dënimeve penale që lidhe, me një qasje të re të sigurisë në shkolla.

Si Serbia me Kosovën? Po turp nuk keni? Si nuk keni turp që krahasoni ato mijëra vrasje, e përdhunime, dhe ju vini pa pikë turpi dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia me Kosovën?! Kjo që thoni është minimalisht e rëndë! Ende në kohë jeni që ta marrë dikush fjalën, jo ju zonja Zhupa dhe të distancohet nga kjo”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat